Princ Leka ka qenë i ftuar nga Duka i Madh i Rusisë, George Mikhailovich dhe gruaja e tij Princesha Victoria në një mbrëmje gala prestigjoze fundjavën që lamë pas në Maltë.
![](https://gsh.top-media.al/media10/auto_IMG_00751713792046-625x720.jpeg)
Por Princ Leka nuk ka qenë vetëm në këtë udhëtim, pasi është shoqëruar nga partnerja e tij e re, fotografja Blerta Celibashi. Edhe pse nuk duket në sanjë foto të mbrëmjes gala, Blerta ka postuar në Instastory disa foto, ku ka treuar se dhe ajo ndodhet në Maltë.
![](https://gsh.top-media.al/media10/auto_blerta1713792080-701x720.jpg)
Pas skandalit të fundit në oborrin Mbretëror, ku Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë, pasi të dyja palët janë përplasur më datë 5 mars, kur princi kishte shkuar tek shtëpia për të takuar vajzën e tyre të mitur. Pas përplasjes Leka ka denoncuar dhe babanë e Elias, Gjergj Zaharia, pasi sipas tij është fyer dhe dhunuar fizikisht nga ish-vjehrri.
E gjithë kjo situatë duket se është kaluar tashmë nga Princ Leka, i cili është në proces divorci me Elia Zaharian duket se ka getur qetësinë në krahët e partneres së tij të re.