U përdhunua nga dy rumunë, Besjana: Nuk kam bërë asnjë turp, italianët më kuptuan, shqiptarët më akuzuan mua

Besjana Kosturi, vajza shqiptare e cila u rrëmbye dhe u përdhunua nga dy romunë në Itali, ka zgjedhur të tregojë historinë e saj në emisionin Shqipëria Live në Top Channel. Edhe pse ata u dënuan, njëri me 10 dhe tjetri me 5 vite burg, ata sot janë të lirë.

Historia e shqiptares bëri bujë në mediat italiane dhe ato shqiptare. Besjana ka treguar se rrëmbimi ka ndodhur në një pyll dhe ka arritur të shpëtojë duke i bindur që do t’iu siguronte një shumë të konsiderueshmë parash.

Gjithashtu ajo shtoi se duke biseduar me autorin kryesor ajo i është shprehur se ishte dashuruar me të dhe do të krijonte një lidhje.

“Iu futa në mendje dhe duke folur me autorin kryesor i thash rri pa merak, nuk do të denoncoj, do lidhemi bashk u detyrova t’i shkoja pas filli që të aktroja” ka shtuar Besjana gjatë intervistës.
Autori kryesor ishte dhe ai i cili e kishte mbajtur në një kasolle për 6 orë dhe kishte kryer përdhunimin e saj. Gjatë kohës kur ata ishin duke biseduar Besjana ka treguar se njëri prej autorëve ishte i dehur dhe arriti t’a bindte për të shkuar në një lokal aty afër dhe përfitoi nga rasti të arratisej.

Besjana gjithashtu ka treguar që në Itali rasti i saj u prit shumë më ndryshe dhe më civile se në Shqipëri.

”Nuk kam asnjë turp për çfarë ka ndodhur aty se nuk kam asnjë faj dhe këto ta kenë të qartë se nuk kam për ç’a të kem turp” shtoi më tepër Besjana. Gjatë intervistës Besjana gjithashtu shtoi se duke menduar për të atin ajo pati guximin të vepronte në atë mënyrë.

”Mendoja për babin tim jo se mu dhimbste jeta ime, por nuk doja që babi të qante për një vajzë që ishtë zhdukur” tha Besjana.

Historia e Besianës ka ndodhur në 12 Maj të vitit 2016, ku vetë ajo dhe babai i saj ish-profesori Vldimir Kosturi, kanë bërë publike ngjarjen në mënyrë edhe sensiibilizimi për çdo vajzë e cila mund të hasë të tilla fatkeqësish në jetën e saj.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *