I kërkoi të miturit t’i “thithte gjuhën”, Dalai Lama kërkon falje për gjestin

Dalai Lama ka kërkuar falje pasi pamjet ku tregojnë atë duke puthur në buzë dhe duke i drejtuar gjuhën një djali të mitur u bënë virale në rrjet. CNN shkruan se zyra e udhëheqësit shpirtëror budist tha se ai i kërkonte falje djalit dhe familjes së tij për lëndimin që mund të kenë shkaktuar gjesti dhe fjalët e tij.

Në deklaratë theksohet se 87-vjeçari “shpesh ngacmon njerëzit që takon në një mënyrë të pafajshme dhe lozonjare. Ndër të tjera thuhet se ai “dëshiron t’i kërkojë falje djalit dhe familjes së tij, si dhe miqve të tij të shumtë në mbarë botën, për lëndimin që mund të kenë shkaktuar fjalët e tij”, duke shtuar se “i vjen keq” për incidenti.

Pamjet janë marrë nga një ngjarje më 28 shkurt kur Dalai Lama iu drejtua një grupi studentësh në tempullin Tsuglagkhang në Dharamshala, në Indinë veriore. Në video shihet një djalë i ri duke iu afruar mikrofonit dhe duke pyetur Dalai Lamën: “A mund të të përqafoj?”

Fituesi i çmimit Nobel për Paqen e fton djalin në skenë, duke i thënë “së pari këtu” dhe duke i dhënë faqen e tij, të cilën djali e puth. Lama më pas i tregon buzët dhe i thotë “atëherë mendoj më në fund se duhet të puthësh edhe këtu”. Më pas ai e tërheq djalin nga mjekra dhe e puth fëmijën në buzë. Në video dëgjohen të të qeshura dhe duartrokitje, përpara se Dalai Lama i nxjerr gjuhën djalit dhei kërkon që t’i thithë gjuhën.

 

 

 

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *