Një film për fëmijë që do të transmetohet në kinematë shqiptare ka hasur në kundërshtimin e organizatave që mbrojnë familjen e shëndetshme. Kjo pasi filmi paraqet një histori të dy adoleshentëve meshkuj që dashurohen me njëri-tjetrin. Filmi “Strange world”, i përkthyer “Botë e Mrekullueshme” sipas kritikëve po promovon homoseksualiteti në mosha të vogla.
“Filmi ka përmbajtje homoseksuale dhe gay. Është për fëmijë. Filmi ‘Strange World’ i mëson fëmijët që të jesh gay është gjëja më normale e mundshme. Në shqip është përkthyer botë e mrekullueshme. Nuk bën sens. Duket që ka diçka me kleçkë. Kemi filluar prindi një dhe pirndi dy. Kemi filluar me edukimin homoseksual në gjimnaze. Vijojmë me një film me përmbajtje homoseksuale për mosha më të vogla. Ne duhet të reagojmë kundrejt kësaj lloj axhende. Prindërit duhet të informohen. Për këtë film prindërit nuk janë informuar. Filmi trajton dy fëmijë që nisen për të shpëtuar botën dhe gjatë rrugës dashurohen me njëri tjetrin. Filmi promovon që të qenit gay të bën ty një hero. Kemi një shtrembërim modelesh Përfaqësuesit e “Pro familjes dhe jetës” thonë se prindërit nuk janë informuar për përmbajtjen e filmit që ndikon negativisht tek fëmijët.
“Prindërit a janë informuar se çfarë filmi do të shikojnë fëmijët? Nuk shohim asnjë parullë. Po mbahet gjithçka fshehur. Të çosh fëmijët he ti mësosh që homseksualiteti është normale asnjë prind nuk do ta bende”.
“Ndikon tek formimi i tyre psikologjik dhe emocional për të ardhmen e tyre. Shtrembëron formimin e shëndoshë që duhet të ketë çdo fëmijë. Përmes filmit mund të arrihet që ky minoritet të përhapin axhendën e tyre nëpër shkolla”.
Por për Xheni Karaj pjesë e komunitetit LGBTI e cila e ka parë filmin, shqetësim duhet të jenë përdhunimet e fëmijëve
“Është një film vizatimor si të gjithë të tjerët. Në fokus kryesor nuk ka prirjet e e dy personazheve kryesorë. Janë vetë prindërit se si duan ti edukojnë fëmijët dhe nëse i sjellin në kinema të shikojnë këtë film. Mendoj se të gjithë fëmijët kanë të drejtën të ndihen të përfaqësuar dhe misioni i Diznay Land është që të rrisë përfaqësimin dhe për fëmijët LGPT, por edhe prindërit LGPT. Këtë lloj koalicioni duhet a shqetësoje më tepër përdhunimet e fëmijëve. Vetëm këtë javë kemi pasur dy përdhunime. Fëmijët shqiptarë po rriten duke parë emisione pornografike dhe më tepër ju vjen rreziku nga këto emisione. Ky është një film edukativ, për ti mësuar fëmijët me kulturën e pranimit, respektit. Këtë qëllim kanë që fëmijët të gëzojnë të drejtën që të rriten në një ambient pranues. Fëmijët LGP janë heronj në jetë sepse përballen me dhunë, bullizëm dhe duhet ta shohin edhe veten si heronj në filma vizatimor. Ky film flet për një grup të rinjsh dhe familjarë të tyre që zbulojnë një botë të re”.
Por një nga kinematë e Tiranës, ku do të shfaqej për herë të parë ky film, u anulua përkohësisht, drejtuesit thanë se thjesht nuk e kishin në axhendë, por gjasa ka që anulimi të ketë ndodhur për shkak të reagimit nga djemtë e “Pro Familjes’.