I mori rrjedha e ujit në Bogë, gjenden pa jetë babë e bir

Pas 16 orësh kërkime janë gjetur trupat e dy personave që u morën dje nga rrjedha e ujit në Bogë. Ata po udhëtonin me një makinë tip fuoristradë kur përroi i mori me vete. Vajza arriti të hidhej nga makina dhe të shpëtonte ndërsa babai dhe djali nuk ia dolën dot.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme. Trupat e Pjetër Rushaj 48 vjeç dhe Jason Rushaj janë gjetur sot.

Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *