Shqiptari në Itali nuk e pranonte dot që ish gruaja kishte nisur lidhje të re, i merr jetën asaj dhe të dashurit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 37 vjeçare shqiptare dhe partneri i saj kanë humbur jetën.
Gruaja e quajtur Mynevere Karabollaj, e njohur si Vera ishte lidhur me një djalë 23 vjeçar, edhe ai shqiptar, i quajtur Flonino Merkuri.
Por ish bashkëshorti i saj 40 vjeçari Viron Karabollaj nuk e pranonte dot që ajo kishte nisur një lidhje të re, disa vite pas divorcit dhe i ka shkuar në shtëpi duke iu marrë jetën të dyve.

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Spinea ka bërë bujë në mediat italiane, të cilat i kanë dedikuar shumë shkrime asaj çka ndodhi. Pas zbulimit, policia është vënë në ndjekje të Karabollajt, por pas disa orësh kërkime e ka gjetur 40-vjeçarin të pajetë në kompaninë via Oriago në Chirignago ku ai punonte.

Policët gjetën gjithashtu në shtëpi thikën me të cilën u krye krimi, pas telefonatës së vajzës së viktimës, e cila kishte kontaktuar disa herë me nënën e saj pa marrë përgjigje dhe kur zbriti në garazh gjeti trupin e partnerit të nënës së saj.

Vera ishte zhvendosur në Spinea disa vite më parë me bashkëshortin nga i cili ishte ndarë prej dy vitesh. Më pas ajo kishte nisur një lidhje me bashkatdhetarin e saj Flonino Merkuri, i cili ishte vendosur tek ajo.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *