Një 24-vjeçar është arrestuar sot në Kombinat, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, 11-vjeç, si dhe akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
I riu i vënë në pranga është identifikuar si Ramis Hysenjit dhe do të hetohet për dhunë në familje. Pasi policia e ka shoqëruar dhe arrestuar atë, 24-vjeçarit iu sekuestrua celulari dhe nga komunikimet është zbuluar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 11 vjeçare.
Pas zbërthimit të bisedave, policia shoqëroi edhe vajzën e mitur dhe në prezencën e psikologes ajo ka treguar ngacmimet seksuale që i janë bërë nga i riu disa muaj më parë.