Pagoi 120 mijë euro për të vrarë ish-gruan, kapet në Rinas avokati Alban Bengasi

Alban Bengasi është arrestuar në Rinas nga operacioni “Plumbi i artë”, duke hyrë në Shqipëri teksa po kthehej nga Dubai. 

Dyshohet se Bengasi ka kërkuar nga grupe kriminale që të hedhë në erë makinën e ish-bashkëshortes së tij, emri i të cilës nuk është bërë me dije. Avokati ka paguar 120 mijë euro për të vrarë ish-gruan e tij.

Dëshminë tronditëse e ka dhënë për SPAK i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili rrëfeu se fillimisht avokati kishte kërkuar që gruaja e tij të dhunohej dhe t’i shkaktoheshin dëme të shumta. Dhunimi ndodhi nga dy djem që kishte punësuar Dumani, por avokati nuk ishte i kënaqur dhe i kishte bërë ofertën për ta eliminuar krejtësisht në këmbim të 120 mijë eurove.

Njoftimi i policisë:

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Golden Bullet”. Ndalohet në Rinas, një shtetas tjetër i shpallur në kërkim gjatë këtij megaoperacioni.

Në hyrje, në aeroportin e Rinasit, gjatë përpunimit të dokumentacionit të pasagjerëve, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar shtetasin A. B.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar. Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *