Ilnisa dhe Meritoni skualifikohen nga loja, Big Brother i bashkon me Eglën

Çifti Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi i janë bashkuar aktores Egla Ceno në dhomën e bardhë, ku janë izoluar veçmas banorëve të tjerë pas u skualifikuan me zarf të zi.

Egla Ceno qëndronte e izoluar aty prej dy ditësh ndërsa moderatori dhe gazetarja iu bashkuan mbrëmjen e sotme, pas leximit të zarfit të zi.Të tre konkurrentët që u përjashtuan pas përplasjeve të forta mes tyre ku Meritoni dhe Ilnisa përndiqnin aktoren, ndërsa kjo e fundit i derdhi verën në kokë moderatorit, do të bashkëjetojnë së bashku.

“Kërkova falje por ti nuk ishte aty ta dëgjoje. E thashë tek dera, jo jashtë shtëpisë. Mund të kërkosh edhe ti falje po deshe”, i drejtohet Egla Meritonit.Ndërsa Meritoni iu përgji: “Kërkova dhe unë falje, kur nuk ishe ti”.Tre banorët janë skualifikuar nga loja dhe s’janë më pjesë e garës, vetëm nëse publiku vendos që ata të rikthehen në shtëpinë e BBV.Dy prej tyre do të rikthehen në garë të shtunën, ndërsa njëri do të eleminohet.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *