Ish drejtori i doganës shkaktoi dje dy aksidente, reagon burri që u rrah nga ai: “Eshtë rast i përsëritur, unë ika se më përndiqte”

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e dyfishtë, të shkaktuar ditën e djeshme nga ish-drejtori i doganës së Fierit, Arlind Lagji, ku u plagosën dy persona.

Së fundmi ka reaguar edhe ish-bashkëshorti i gruas me të cilën Lagji kishte një marrëdhënie. Algert Belulaj, ka hedhur akuza të forta mbi ish-drejtorin dhe mbi ish-bashkëshorten, duke thënë se ai është aksidentuar qëllimisht nga kjo e fundit.

Belulaj shprehet se për aksidentin që i shkaktoi ish-bashkëshortja, e që u mbyll me ndihmën e Lagjit, ekzistojnë të gjitha provat në prokurori, por sërish ekziston frika që Arlind Lagji do të dalë i pa lagur edhe nga aksidenti i djeshëm.

Belulaj është shprehur se është dashur të largohet nga Shqipëria pasi zbuloi tradhtinë e bashkëshortes me ish-kreun e doganës së Fierit i cili dhe e dhunoi.

‘Ky është rast i përsëritur, pasi më ka goditur është larguar. Ky është një rast i paralajmëruar shumë qartë, se e kam denoncuar atë person në organet e shtetit. Nuk është marrë asnjë masë ndaj atij personi. Ai del në rrugë, sikur nuk ka kryer asnjë vepër penale. Unë jam këtu pasi në Shqipëri jam përndjekur nga personi, nga persona të paidentifikuar. Më pas nuk më ka dalë dikush garant, kam kërkuar azil. Në bazë të asaj që konstatoj, dyshoj se prokuroria e Fierit është e kapur nga krimi. I bëj thirrje opinionit publik se personi në fjalë mund të marrë jetë njerëzish, ai deklaron se është kriminel, që ka dijeni për vrasje.’

Konflikti i Lagjit dhe Belulajt u bë publik pak kohë më parë, ku ky i fundit denoncoi Lagjin dhe bashkëshorten e tij për lidhjen jashtë-martesore ndërsa pas akuzave, ish-drejtori i doganës së Fierit u pezullua.

Në aksidentin e djeshëm të shkaktuar nga Arlind Lagji, fillimisht u plagos një grua ndërsa më pas në tentativë për tu larguar nga vendngjarja, me fuoristradën e tij goditi një tjetër automjet i cili dëmtoi më pas dëmtoi një shtyllë ndriçimi.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *