Ishin kthyer nga Amerika për pushime, 24 vjeçari në Përmet mbyti të ëmën me plastmas

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tragjike që tronditi Përmetin mbrëmjen e sotme.

24-vjeçari Albi Muhollari dyshohet se në gjendje depresive ka mbytur me plastmas nënën e tij Zeniate Muhollari, 65-vjeçe.

Të dy jetonin prej kohësh në Amerikë dhe para 4 ditësh ishin kthyer në Përmet për të kaluar pushime.

Policia ka arrestuar 24-vjeçarin Muhollari ndërsa vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *