Ishte drejt përmirësimit por ndërroi jetë papritur, nëna e Joy-t tregon pse vdiq 22 vjeçarja

Nëna e 22-vjeçares Joy Ayoko, teksa na konfirmoi lajmin për vdekjen e vajzës së saj, e cila në muajin gusht u dhunua barbarisht në Tiranë dhe përfundoi në koma. Ruth Abongo tha për VoxNews se Joy humbi jetën për shkak se mori një infeksioni. Ajo tregoi se do kërkojë drejtësi për vajzën e saj e cila u dhunua në apartamentin ku jetonte në Tiranë. Fillimisht u njoftua se vajza nga Kenia ishte drejt përmirësimit, por papritur pasi hetuesit iu rikthyen çështjes në Shqipëri, ajo ndërroi jetë.

Në Tiranë vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë. Hetuesit janë rikthyer për të dytën herë dhe kanë kryer eksperiment hetimor në hotelin prej nga dyshohet se pasi u dhunua u hodh nga lartësia Joy. Në dhomën ku qëndronte vajza si dhe në katin e tretë të hotelit janë marrë fije floku dhe janë çuar për ekspertim.

Policia e Prokuroria janë duke pritur edhe përgjigje nga kompanitë celulare pasi iu kanë sjelle tabulatet. Joy ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit të vitit 2022. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet buzë godinës ku jetonte prej muajsh. Dyshimet paraprake ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte.

Oficerët e policisë kanë ripyetur disa persona për të sqaruar paqartësi apo mospërputhje mes deklarimeve të tyre dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë. E para që u ripyet ishte shoqja e dhomës se 22-vjeçares e cila është nga Gana. Po ashtu janë pyetur edhe stafi i kazinosë dhe shoferi që e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej nga banorët jashtë rezidencës në gjendje të rëndë. Deri më tani s’ka asnjë person në pranga të lidhur me ngjarjen.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *