Në Korçë, një i moshuar është gjetur pa shenja jete paraditen e sotme ( 8 janar) në një tokë arë, në lagjen 17.
Sipas policisë, 87-vjeçari Fari Adili, i cili vuante nga skleroza, ishte deklaruar i zhdukur që prej 18 dhjetorit, ndërsa mësohet se në trup nuk i janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i tij është dërguar në morg dhe pritet t’i nënshtrohet ekspertizës për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Njoftimi:
Më datë 08.01.2024, rreth orës 09:00, në lagjen nr. 17, Korçë, në një tokë arë, është gjetur pa shenja jete, pa shenja dhune, shtetasi F. A., 87 vjeç, banues në Korçë. Nga verifikimi i kryer rezulton se ky shtetas është larguar nga banesa më datë 18.12.2023.
Trupi i 87-vjeçarit, ndodhet në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme.