“Ke dashnor vëllain tënd”-Dhuna e burrit ndaj Bedries, dëshmitë tronditëse të fëmijëve

Të tjera detaje kanë dalë rreth vetëvrasjes së 41-vjeçares Bedrije Loka në Durrës, pas zbardhjes së dëshmive të fëmijëve të saj.

Në dëshminë e tyre fëmijët pretendojnë se bashkëshorti i Bedries ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Ata thonë se ai e fyente dhe e ofendonte me fjalë të rënda Bedrien, duke i thënë se ajo kishte një lidhje intime me të vëllain e saj.

Pjesë nga Dëshmitë e fëmijëve:

Në deklarimet e tij të datës 5.01.2024, njëri prej fëmijëve të çiftit Loka, shtetasi Destan Loka, ka deklaruar “mami dhe babi gjithmonë kanë pasur debate me njëri-tjetrin, nuk i kanë pasur mirë marrëdhëniet . gjithmonë debatonin, madhe dhe një dit para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ka bërë nje debat të fortë me mamin … se nuk e lejonte mamin të shkonte të shtëpia e givshes dhe filloi duke e sharë dhe ofenduar mamin tim. Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19 pas a shumë, deri në orën 23.00″, “babi .. kur ka qenë në Greqi, gati nje vit përpara, e ka marrë në celular mamin tim dhe i ka thënë që unë ty do të bej të vrasësh veten, mbaje mend”*, duke theksuar “shkaku i këtij veprimi ka qenë se mami ka qënë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im …. mami ka patur konflikte të herë pas hershme me babain tim”.

Në deklarimet e tij të datës 06.01.2024, njëri prej fëmijëve të çiftit Loka, shtetasi i mitur Kledjan Loka deklaron “babi im e ka dhunuar gjithmone nënën time”, “më datë 27 dhjetor 2023, kur ka ardhur babi … krijoi konflikt me mamin se kishte dëgjuar llafe te mjerëzve të tjerë për mamin. I ka thanë mamit lloj lloj fialësh, i ka thënë do të vras … e ka ofenduar me fjalë të renda … e ka goditur mamin me grushta dhe me shkelma”, “më datë I janar, pas vitit te ri…. babi është zënë përsëri me mamin sepse i thoshte se nuk do shkosh te .. daja im .. dhe të giyshja ime .. ka qenë ora rreth 22.00 deri rreth orës 23.00 ku babi duke bërtitur e ulëritur i thoshe që ske për të shkuar”, “babi im e shante e ofendonte me fialët nga më të ndyrat …. i thoshte që ke dashnor, i thoshte që ty të ka kap vëllai jot dhe se ti shkon nëpër hotele me atë (dajën)”

Në deklarimet e tij të datës 06.01.2024, njëri prej fëmijëve të gifit Loka, shtetasi i mitur Argjend Loka deklaron “ato gjithmonë ziheshin me niëri tietrin”, si dhe “unë kam bërë me celularin tim ca video dhe ja kam çuar motrës sime ku i thosha ja ça po bën mami me babin, i thosha hajde se po zihen”, duke theksuar “unë kam një telefon “Samsung” dhe me këtë celular unë kam bere video dhe ja kam çuar motrës kur babi u zinte me mamin”, si dhe “telefoni im është në polici e ka marrë babi dhe ka thënë që është i veti”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *