Itali, shqiptari braktis divanët e vjetër në rrugë, merr 10 mijë euro gjobë

Një 43-vjeçar shqiptar është gjobitur rëndë në Itali, pasi vendosi që të nxjerrë në rrugë dhe të braktisë aty, divanët e vjetër të shtëpisë që nuk i nevojiteshin më.

Ngjarja ka ndodhur në Rimini ku shqiptari ka transportuar me një kamion mobilet e vjetra dhe i ka hedhur ato në një zonë të pabanuar. Por, dëshmitarët që kanë parë gjestin e tij kanë marrë menjëherë në telefon autoritetet.

Këto të fundit, ngarkuan mobiliet dhe më pas i çuan në oborrin e banesës së 43-vjeçarit shqiptar. Ndëshkimi për shqiptarin nuk përfundoi me kaq, pasi veç kësaj ai u gjobit edhe me 10 mijë euro për hedhje të mbeturinave jashtë vendeve të përcaktuara.

Shqiptari u justifikua duke thënë se divanet i kishte lënë atje përkohësisht dhe se do t’i merrte sërish për t’i çuar për riciklim. Megjithatë, versioni i tij nuk i ka bindur autoritetet, që kanë lënë në fuqi gjobën e majme.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *