Korçë, 4 persona rrahin barbarisht një 30 vjeçar në servisin e makinave

Janë identifikuar autorët e sulmit të dhunshëm me shkopinj në një servis makinash në Korçë. Mësohet se ata janë Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari dhe Erjon Guri.

Ndërsa personi i plagosur është Ramadan Hasani

Njoftimi i policise

Katër të rinj rrahin barbarisht me shkopinj 30-vjeçarin në servisin e automjeteve. Policia identifikon autorëtKorçë/Dëmtuan me sende të forta një shtetas ditën e sotme, për motive të dobëta, Policia identifikon dhe vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.Mesditën e sotme, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lavazhi, shtetasit S. S., K. S., M. Xh., dhe E. G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky konflikt ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14.02.2024, në Korçë, midis shtetasit S. S., R. H., dhe vëllait të këtij të fundit.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *