Italia ul me 10% çmimet e ushqimeve, çdo familje italiane do të kursejë 150 euro

Qeveria italiane ka vendosur të vendosë në zbatim një pakt anti inflacion, të cilin e ka nënshkruar sot kryeministrja Giorgia Meloni dhe Ministri i Biznesit Adolfo Urzo.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane pakti parashikon ofrimin e produkteve të shportës dhe të nevojave bazë me çmime të reduktuara ose të kontrolluara, duke respektuar lirinë e sipërmarrjes dhe strategjitë e tregut të kompanive.

Produktet që do të shiten me çmim të reduktuar janë ato më të përdorurat dhe baziket si mishi, qumështi, sheqeri, vezët, mielli, orizi, por edhe pelenat dhe barnat pa recetë.

Konsumatorët do të mund të dallojnë produktet specifike, falë një ngjitësi të veçantë, me ngjyrat e flamurit italian.

Lista e mallrave me çmime të reduktuara nuk është publikuar ende por sipas llogaritjeve të bëra nga shoqatat, kursimet do të jenë rreth 150 euro për familje.

Sipas kontratës që do të nënshkruhet edhe nga prodhuesit dhe shitësit, ulja është rreth 10 për qind, deri në 31 dhjetor, më pas pritet të vlerësohet situata në bazë të inflacionit. Sipas kryeministres Meloni ky është një eksperiment që bëhet për herë të parë.

Qeveria arriti një marrëveshje pas dy muajsh negociata me tregtarët dhe artizanët, një dialog që Urso e ka cilësuar gjithmonë si pozitiv. Synimi i kësaj marrëveshjeje, tha ministri, është “përshpejtimi i procesit të uljes së inflacionit që po ndodh tashmë në muajt e fundit” të vitit 2023. Në fakt, politikat kufizuese të BQE-së nëpërmjet rritjes së normave e kanë rikthyer inflacionin në nivele të ulëta. , edhe pse sipas ministrit qeveria synon që çmimet të vazhdojnë të bien dhe të jenë të ulëta në vitet e ardhshme

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *