Brenda mureve të SPAK, pamje brenda zyrave ku qëndron Altin Dumani dhe vartësit e tij

Rrallë ndodh që syri i qytetarëve të thjeshtë të shohë se çfarë ndodh pas mureve të godinës së SPAK, një ndër institucionet e drejtësisë më të komentuara kohët e fundit që po çon pas hekurave edhe zyrtarët me të lartë.

Nëse nuk je nën hetim, i thirrur për të dëshmuar, apo pjesë e drejtësisë është e vështirë të dish se çfarë ndodh brenda kësaj godine dhe të rralla janë pamjet që ‘rrjedhin’ nga brenda zyrave ndonëse para saj qëndrojnë me dhjetëra kamera gazetarësh.

Por, ka qenë ambasada e Tiranës e cila ka ndarë disa foto brenda zyrave të SPAK, gjatë takimit me kryeprokurorin Altin Dumani dhe zyrtarë të tjerë.

Ajo që bie në sy janë zyrat e mbushura me dosje dhe materiale të ndryshme, në disa raste të vendosura në dysheme dhe herë-herë mbi raftet që arrijnë deri në tavan.

Po ashtu, Dumani dhe prokurorët e tjerë duket se janë kujdesur që t’i zbukurojnë zyrat e tyre me motive patriotike, simbole kombëtare dhe me bustin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *