Iu dogj fabrika në autostradë, kush është pronari shqiptar i “Deutsch Color”

Zjarri i përmasave të mëdha pushtoi mbrëmjen e djeshme fabrikën e bojërave ‘Deutsch Color’ në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas. Fabrika është në pronësi të biznesmenit Luan Muça. Fabrika “Deutsch Color” është cilësuar si më e madhja në Ballkan përsa i përket prodhimit të produkteve kimike të industrisë së ndërtimit.

Muça e nisi si kompani lokale, kurse sot kompanitë e tij eksportoinë në shumë vende të botës me faturimin total 240 milionë euro në vit. Ai është një nga industrialistët dhe CEO shqiptarë i cili ka arritur të realizoje 5 fabrika në 3 kontinente; Europë, Afrikë dhe Azi. Prej 4 vitesh vepron edhe në SHBA, ku është kthyer në një nga distributorët më të mëdheni për zonën e New York, New Jersey dhe Philadelphia. Në 2012 themeloi fabrikën “Deutsch Color” në Shqipëri e cilësuar si më e madhja në Ballkan përsa i përket prodhimit të produkteve kimike të industrisë së ndërtimit.

Muça ka vendosur të ndjekë të njëjtën rrugë me atë që ka ndjekur Giorgio Squinzi i Mapeit, duke ndërtuar fabrika nëpër bote. Muça ka ndërtuar një fabrikë të prodhimit tè bojërave Deutche Color dhe Dast ne Tunizi. Që prej vitin 2019, “Deutsch Color” është prezent me fabrikën e saj, edhe në Kairouan, Tunizi e cila mbulon nevojat e tregut afrikan falë teknologjisë dhe stafit të kualifikuar perëndimor.

Në vitin 2021, kur çdo biznes ishte i tërhequr për të bëre investime të reja, shkak ky i vitit pandemik, Luan Muça vendosi të investojë në Bergamo të Italisë me ndërtimin e fabrikës ku nga ai moment vendosi ta quajë “DC Industry”. Në shtator të 2022 nisi prodhimi i fabrikës “DC Industry” në Bergamo, Itali e cila ka krijuar një portofol prej 1200 klientësh.

Edhe në Afrike ka nisur themelimin e “DC Industry” në Senegal e cila njhet si një nga fabrikat më moderne dhe më e madhja në atë shtet. Dy projekte te reja në konstruksion e sipër janë dhe “DC Industry Egjipt” me një investim prej 25 milionë euro i cili pritet të përfundojë në nëntor 2023, dhe “DC Industry Indi” e cila pritet të nisë prodhimin në vitin 2024.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *