“Tronditen” policët në Florida! Ndalojnë për kontroll makinën në autostradë, shoferi një 10-vjeçar

Policia në Florida është përballur me një ngjarje të pazakontë, kur shoferi që ndaluan në një autostradë kryesore doli të ishte një djalë 10-vjeçar, raportojnë mediat e huaja.

Djali dhe motra e tij 11-vjeçare u ndaluan teksa udhëtonin vetëm, rreth katër orë nga shtëpia e tyre në Florida, në përpjekje për të ikur në Kaliforni.

Oficerët mësuan se fëmijët ishin raportuar të zhdukur dhe automjeti i vjedhur i përkiste nënës së tyre. Nëna ka vënë re rreth orës 23:25 se makina, fëmijët dhe disa nga rrobat e tyre kanë munguar dhe menjëherë ka njoftuar policinë. Dyshohet se “të dy fëmijët ishin të mërzitur me nënën e tyre”,pasi kjo e fundit u kisgte marë pajisjet elektronike.

Etiketa: policiaSHBA

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *