“Jam i dashuruar”, i riu shqiptar fiksohet me 11 vjeçaren në Angli dhe e përndjek kudo

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Londër, pasi përndiqte një vajzë 11-vjeçare, të cilën e kishte parë në një park.

Sipas mediave britanike, Erson Sinaj për katër ditë përndiqte minorenen, duke thënë se ishte dashuruar me të. Pavarësisht se policia dhe fqinjët i thanë të largohej, ai trokiti vazhdimisht në derën e banesës dhe qëndroi duke pritur jashtë dritares së dhomës së saj të gjumit, përgjatë gjithë natës.

Nëna e vajzës fillimisht kishte menduar se ai po përpiqej të vidhte shtëpinë, por më pas kuptoi se kishte obsesion shqetësues me vajzën e saj.

Pasi u arrestua, ai i tha policisë se kishte parë një vajzë në park që i pëlqente, se e donte dhe se nëse donte ta ndiqte, askush nuk mund ta pengonte ta bënte këtë.

Mësohet se sinap kishte mbërritur së fundmi në Britani, dhe nuk kishte ende një strehë, por flinte në një park.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *