Rama jep lajmin: Do ndihmojmë çiftet e mjekëve që do të marrin shtëpi

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën jashtë spitalit qëndror, një spital i ri për sëmundjet e brendshme në kompleksin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Rama gjatë fjalës së tij tha se spitali ka kushtet bashkëkohore, teksa foli dhe për rritjen e pagave ku tha se këtë muaj mjekët do marrin 50 mijë lekë më shumë, ndërsa do të ketë edhe rritje të tjera të pagave.

Ndër të tjera ai tha se do ndihmojnë dhe mjekë specialist që vijnë çift për marrjen e një shtepie.

“Motivimi i mjekëve dhe infermerve nuk është thjesht dhe vetëm cështje motivimi financiar që paptjetër është element i rëndësishëm, por është edhe cështje kushtesh. Çështje mundësish që mjeket tanë të mund të rriten profesionalisht dhe të ekzekutojnë në praktik të gjitha dijet dhe forcën e eksperiencës së tyre. Ju uroj me zemër ta gëzojnë dhe të kenë sukses dhe të ndihen cdo ditë të motivuar për të ardhur në punë. Nuk dua të zgjatem me investimet.

Paga e prillit do të jetë 500 dollarë plus dhe nuk duam të ndalemi këtu. Do të rrisim pagat e mjekëve të përgjithshëm dhe infermierëve me 7% dhe do të përgatitemi për një rritje tjetër të rëndësishme të pagës së tyre. Së shpejti do të publikojmë një program të posaçëm për mjekët, ushtarakët, punonjësit e policisë për të garantuar strehimin e mjekëve të rinj. Edhe kjo besojmë është e pamjaftueshme ndaj do të publikojmë program të posacëm për mjekët, ushtarakët, punonjësit e policisë, për të garantuar strehimin e mjekëve të rinj specialist natyrisht kur të paraqiten çift. Për të gjithë çiftet e reja të mjekëve specialist të jenë subjekte të këtij program ku shteti, qeveria do t’i mbështesë për marrjen e një shtëpie në kushte të tjera nga ato të tregut”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u ndal te fenomeni i ikjes, sidomos të të rinjve dhe studentëve jashtë vendit. Ai tha se ka ardhur koha të ndërmarrin politika të reja në mënyrë që studentët që mbarojnë studimet për mjekësi mos kenë mundësi të ikin në Gjermani.

“Ne nuk mund të ndalojmë lëvizjen e lirë dhe nuk mund të mbajmë askënd në Shqipëri por do bëjmë një politikë tërësisht të diferencuar të kostos dhe të tarifës në raport me angazhimin dhe konkretizimin e angazhimit për të qëndruar në Shqipëri për një periudhë kohe të caktuar. Ka ardhur koha që studimet mos mjaftojnë për të marrë diplomën e mjekësisë, port ë duhet edhe praktika. Deri në fund të praktikës studentët nuk do pajisen me atë letrën që kthehet në një biletë për të ikur. Është e pamundur të garantojmë për shqiptarët këtu, për qytetarët këtu dhe pë rata që ju e dini më mirë se unë vijnë nga jashtë për tu kuruar këtu, një shërbim shëndetësosr të standardeve evropaine, po qe se burimet tona njerëzore të mos mjaftojnë për të arritur objektivat. Për këtë ne do ta shtrijmë diskutimin edhe me rektoratin dhe komunitetin në mënyrë që të bëjmë politikën më të mirë” tha Rama ndër të tjera.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *