Jashtë gjykatës, Elia Zaharia shihet për herë të parë pas skandalit të videos

Sot është zhvilluar seanca gjyqësore për divorcin e Elia Zaharias dhe Princ Lekës.

Aktorja është parë duke dalë nga gjykata, ku kjo është edhe dalja e saj e parë, pas përfshirjes në një sherr të dhunshëm me Princ Lekën.

Në këtë seancë të pajtimit është paraqitur Elia Zaharia, e cila shoqërohet nga avokati i saj Adriatik Bocaj. Ndërkohë, Princ Leka nuk është i pranishëm, por vetëm avokati i tij Aranit Roshi. Seanca u shty për shkak se nuk ishte i pranishëm Princi.

Palët do të pyeten nëse martesës së tyre do t’i jepet edhe një shans, në të kundërt çështja kalon në seanca gjyqësore për zgjidhje martese.

Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë në polici. Të dyja palët janë përplasur më datë 5 mars, kur princi ka shkuar tek shtëpia për të takuar vajzën e tyre të mitur. Pas përplasjes Leka ka denoncuar dhe babanë e Elias, Gjergj Zaharia, pasi sipas tij është fyer dhe dhunuar fizikisht nga ish-vjehrri.

Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë një vajza nga martesa e tyre, ndërkohë që prej disa kohësh ata jetojnë të ndarë dhe kanë nisur procesin e divorcit.

Kujtojmë se Princi ka nisur një lidhje me fotografen e tyre, të cilën Elia e ka tag nëpër foto deri në qershorin e kaluar.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *