“Ju lutem mos vendosni më foto me varret e familjarëve”, Rozana Radi ka një kërkesë të sinqertë për ndjekësit

Ndodh shpesh që kur dikush humb një njeri të dashur, ta shohim të vendosë në rrjetet sociale shiritin e zi që tregon vdekje. Ka edhe nga ata që shkojnë më larg duke publikuar foto të varrezave. Kjo ndodh edhe mes personazheve publik, si psh këngëtari Stresi ka publikuar shpesh foto në varrezat, me fotot e miqve të tij që nuk jetojnë më.
Kjo gjë i ka bërë përshtypje edhe këngëtares Rozana Radi, e cila në një postim në Instagram, ju lutet këtyre njerëzve që humbin të dashurit e tyre, të mos publikojnë foto në varreza.

“Nuk ka gjë më të vështirë për mua kur shikoj njerëz që postojnë foto tek varret e familjarëve të tyre! Ju lutem mos e bëni! Askush nga ata që nuk jetojnë më nuk do ta donte këtë gjë! Mbajini në zemër kujtimet, dashurinë, dhimbjen. Çfarë do t’i tregoni “popullit” të Facebook dhe Instagram me këto foto? Ka disa gjëra që nuk ndahen me të gjithë! Ndaj quhet paqe e perjetshme!,”- ka shkruar Radi, duke marrë shumë konfirmime nga ndjekësit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *