Ka shumë prerje të tilla, ja dy kartëmonedhat që përdorin më shumë shqiptarët!

Që nga viti 2019, Banka e Shqipërisë nisi të hedh në treg serinë e re të kartëmonedhave. Ky cikël përfundoi në vitin 2022.

Por a e dini se cila nga këto prerje është më e përdorshme nga qytetarët?

Alba Gjoka përgjegjëse e departamentit të emisionit në Bankën e Shqipërisë, evidentoi dy kartëmonedhat më të përdorshme në ekonomi.

“Kartëmonedha më e kërkuar është 5 mijë lekëshi (50 të vjetra). Por realisht ajo që qarkullon më shumë është 2000 lekëshi. Prerjen 5 mijë lekë e kërkojnë më shumë në treg, ndaj dhe ajo nuk kthehet në të njëjtën sasi që del nga banka e Shqipërisë, pasi është një prerje që ka tendencë për tu ruajtur disi. Ndërsa përdorimin më masiv në transaksione ditore e mban 2 mijë lekëshi (20 të vjetra)”- tha Alba Gjoka.

Ndërkohë vitin e kaluar u hodh në treg prerja më e madhe e kartëmonedhave, 10 mijë lekëshi. Por kjo kartëmonedhë duket se nuk të bie në dorë lehtësisht.

Edhe kur tërheqim lekë nga bankomati, në më të shumtën e rasteve prerja më e madhe dhe me shpeshtë që del është 5 mijë lekëshi. Por pse këtë kartëmonedhë e “shohim” kaq pak ?

“Është prerja më e madhe që ne kemi. Si e tillë qytetarët e përdorin si mënyrë thesarizimi. Pra përdoret më shumë për kursim. Por jo vetëm është dhe pak e vështirë që ta kesh për përdorim ditor, pasi me 10 mijë lekë, nuk mund të shkosh tek marketi i lagjes. Përveç të tjerash kjo prerje është edhe më e pakët në treg në raport me kartëmonedhat e tjera“- sqaroi Gjoka në Vizion Plus.

Aktualisht, sipas bankës së Shqipërisë, një prerje më e madhe se 10 mijë lekë nuk është e nevojshme për ekonominë. Cikli i radhës për seri të reja kartëmonedhash mund të jetë pas 10-15 vitesh.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *