Një 40 vjeçar i quajtur Aleksandër Curraj u plagos sot në vendin e quajtur “Dollari”, në Shkodër.
Mësohet se i plagosuri dhe autori i ngjarjes, Dedë Bici fillimisht janë konfiktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Për t’i ndarë ka hyrë edhe një efektiv policie, por ata janë shprehur se kanë një problem lekësh dhe do e zgjidhnin vetë.
Pas përplasjes fizike Dedë Bici ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar katër herë në drejtim të 40-vjeçarit, i cili iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.
Ndërkohë policia vendore e Shkodrës dyshon se plagosja ka ndodhur për shkak të një borxhi që i plagosuri i ka patur autorit të dyshuar.
Pas ndarjes, autori është larguar me një biçikletë në drejtim të kryqëzimit të ish degës dhe policia po punon për kapjen e tij pasi u identifikua nga kamerat e sigurisë.
40-vjeçari Aleksandër Curaj kohët e fundit punonte me policinë private si efektiv security dhe nuk njihej si një person problematik.
Ai ka marrë një plagë të rëndë në bark ndërsa ndihma e parë i është dhënë nga një grua e pastrehë që po lypte aty pranë.
“Isha duke lypur, e pashë që ra në tokë dhe iu afrova. Nuk e njoh njeriun që qëlloi. Ka qëndruar 10 minuta i shtrirë sa shkova kërkova ndihmë, erdhi polici rrugor dhe i dha ndihëm. Plagën e kishte në stomak, shumë gjak. Unë i dhashë ndihmën e parë, askush nuk i dha”, tregoi gruaja.