Katër shqiptarë u arrestuan për vrasjen e një 54-vjeçari grek, detaji që i ‘tradhtoi’ autorët! Njëri nga të rinjtë u filmua kur hodhi…

Mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje në lidhje një 4 shqiptarë të komunitetit rom, të cilët u arrestuan nga policia helene si autorë të vrasjes së një 54-vjeçari grek, roje në një park fotovoltaik, në muajin korrik.

Një gabim në dukje i parëndësishëm i autorëve është dashur t’i “tradhtojë” ata. Kjo çoi edhe në arrestimin e tyre.

Në fotot e publikuara nga protothema.gr disa nga autorët e dyshuar shfaqen të ulur në një kafene në Patisia pak orë pas krimit.

Në këtë kafene njëri prej tyre ka bërë gabimin fatal. Ai ka marrë vendimin që të hedhë celularin e viktimës në rrugë.

Disa orë më vonë pasi ata ishin larguar nga dyqani, celulari u pikas nga një burrë që kalonte jashtë dyqanit. Ai pa se telefonata e fundit ishte nga një grua. Ishte gruaja e 54-vjeçarit. Ai telefonoi numrin dhe dëgjoi nga linja tjetër një zë gruaje që i thoshte se burri i saj ishte viktimë e një sulmi dhe se celulari ishte i tij.

Celulari iu dorëzua autoriteteve dhe policisë, që më pas shkuan në vendngjarje për të kryer hetimet. Pasi kanë analizuar pamjet e marra nga kamerat e zonës, kanë identifikuar personat e përfshirë dhe i kanë vënë në pranga.

Si ndodhi vrasja?

Ka qenë e shtunë, 15 korrik , kur 54-vjeçari grek u sulmua brutalisht nga katër shqiptarët, të cilët, duke mbajtur sende hekuri, e goditën vazhdimisht në kokë.

Autorët më pas i morën çantën që kishte dy celularë, ndërkohë viktima u gjet pa ndjenja pak kohë pas rrahjes dhe u dërgua me dëmtime të rënda në tru në Thriasio, ku ndërroi jetë pak ditë më vonë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *