Linda Halimi është një artiste mjaft e talentuar shqiptare, e cila edhe pse prej vitesh jeton në Amerikë, vijon ende të preferohet nga publiku shqiptar.
Këngëtarja, e cila është kthyer për të shijuar disa ditë pushimesh në vendlindje, ka dhënë një intervistë së fundmi, ku ka rrëfyer më shumë rreth jetës së saj personale por edhe karrierën e saj.
Fillimisht, Linda ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet që kanë qarkulluar së fundmi se është ndarë nga bashkëshorti i saj, duke thënë thënë se vazhdon të jetë tepër e lumtur me familjen e saj.
Ajo gjithashtu ka treguar se do të vijë me tre projekte të reja së shpejti.
Ndër të tjera, këngëtarja ka treguar se “TikTok” është një platformë të cilën ajo e ka gjetur veten shumë dhe se merr pagesa të shumta përmes komunikemeve “live” që bën me ndjekësit e saj.
“Mund ta them me modesti që një shtëpi e kam blerë prej “livestream” në “TikTok“, shprehet këngëtarja.