Këngëtarja shqiptare: Kam blerë një shtëpi me paratë nga Tik Tok-u

Linda Halimi është një artiste mjaft e talentuar shqiptare, e cila edhe pse prej vitesh jeton në Amerikë, vijon ende të preferohet nga publiku shqiptar.

Këngëtarja, e cila është kthyer për të shijuar disa ditë pushimesh në vendlindje, ka dhënë një intervistë së fundmi, ku ka rrëfyer më shumë rreth jetës së saj personale por edhe karrierën e saj.

Fillimisht, Linda ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet që kanë qarkulluar së fundmi se është ndarë nga bashkëshorti i saj, duke thënë thënë se vazhdon të jetë tepër e lumtur me familjen e saj.

Ajo gjithashtu ka treguar se do të vijë me tre projekte të reja së shpejti.

Ndër të tjera, këngëtarja ka treguar se “TikTok” është një platformë të cilën ajo e ka gjetur veten shumë dhe se merr pagesa të shumta përmes komunikemeve “live” që bën me ndjekësit e saj.

“Mund ta them me modesti që një shtëpi e kam blerë prej “livestream” në “TikTok“, shprehet këngëtarja.

Këngëtarja shqiptare flet "pa doreza": Kam blerë

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *