Komuniteti shqitar në SHBA i jep lamtumirën Ornelës dhe 2 djemve të saj, që u vranë nga kryefamiljari

Shqiptarja Ornela Morgan, e cila u vra nga burri i saj së bashku me dy djemtë në SHBA do të varrosen të premten në Massachusetts.

Ornela Morgan, 43 vjeçe dhe djemtë Gabriel, 12 vjeç dhe Liam, 10 vjeç, u gjetën të vdekur në 30 dhjetor në shtëpinë e tyre në Neë City.

Bashkëshorti i Ornelës, Ëatson Morgan, një rreshter policie në Bronxville, 49 vjeç ishte autori i krimit të rëndë, ku pasi vrau gruan dhe dy fëmijët më pas i dha fund edhe jetës.

Sot (11 janar) nga ora 4-7 pasdite në Kishën e Shën Franceskut janë zhvilluar homazhe në ndër të nënës shqiptare dhe dy fëmijëve të saj, ndërsa nesër (e premte) do ti jepet lamtumira e fundit.

Ndërkohë mediat në SHBA kanë publikuar edhe disa foto, ku dhjetëra qytetarë të zonës, të afërm dhe familjarë mes lotësh kanë zhvilluar homazhe edhe në datën 3 janar.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *