Kriset miqêsia mes Kiarës dhe Efit. Kiara: “Prej meje u afrove me Luizin”

Një debat me tone të larta kanë ndodhur mes Kiarës dhe Efit. Duket se hatërmbetja e Kiarës kundrejt Efit për një klip të shkurtër të shfaqur kohë më parë në emision, nuk ka përfunduar ende.

Debati mes dy banoreve ka kaluar në nivele të tjera duke bërë që Efi ta quajë Kiarën si person fallco. Kjo, sepse sipas Efit, të dyja kanë biseduar jashtë dhe Kiara i ka pohuar se ishte sqaruar dhe nuk kishte hatërmbetje, ndërsa sonte tregoi të kundërtën.

Kiara: Ke qënë me mua shoqe. Prej meje je afruar me Luizin.

Efi: Vërtetë e ke?

Kiara: Po.
Efi: Seriozisht?Tani po e marr vesh unë këtë. Unë jam afruar me Luizin që prej gënjeshtrës që bëri. Në momentin që më thua e pashë situatën dhe nuk ka asgjë , i bië që këtu ka gënjeshtër. Ti përballë meje po gënjen sy më sy. Shumë e shëmtuar kjo që po thua.

Kiara: Shumë e shëmtuar kjo që po bën tipër vëmendje. Ti kë folur pë mua jashtë, ndërkohë që unë thoja dua të pi kafe me Efin.

Efi: Unë e kuptoj Luizin, nuk kuptoj Kiarën. E kam pyetur je dakord me situatën e ndodhur, më tha dakord.

Kiara: Prisja një telefonatë nga Efi. Nuk i hedh poshtë kollaj njerëzit, por ti më ke vrarë. Njerëzit që më duan më vrasin më shumë. Nuk ke hedhur nj foto me mua.

Efi: Pavarësisht sa shoqe e kam Kiarën, mendimin do e jap.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *