Kishte planifikuar të takonte komunitetin grek në Himarë, Mitsotakis: “Nuk vij dot se nuk ulet helikopteri”

Tirana është kthyer në kryeqytetin e BE-së gjatë 24 orëve të fundit ku pritet të zhvillohet Samiti i BE-së me vendet e Ballkanit. Gjatë këtij samiti pritet të nënshkruhen një numër i madh marrëveshjes që ndihmojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të rajonit, por më shumë i jep një ndihmë të madhe imazhit të vendit tonë.

Ndër liderët që ka pritur Rama ka qenë edhe kyeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili kishte planifikuar një vizitë në Himarë për të takura minoritarët grekë. Mirëpo duket se plani i tij është anuluar, sipa snjë njoftimi nga faqja zyrtare e kryeministrit.

“Për shkak të kushteve atmosferike, fluturimi me helikopter nuk është i mundur, vizita e planifikuar e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Himarë Livadia dhe Derviçanështë shtyrë dhe do të bëhet në një datë të mëvonshme” thuhet në njoftim.

Mitsotakis është pyetur nga gazetarët për dy çështje; atë të detit me Shqipërinë dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.Kryeministri grek tha se të dyja palët po punojnë për të gjetur një zgjedhje, në mënyrë që çështjen ta dërgojnë më pas në një gjykatë ndërkombëtarë. E ndërsa për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, tha se dy palët duhet të bëjnë hapa pas dhe të punojnë për një zgjidhje.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *