34-vjeçarja që humbi jetën pas abortit në Elbasan, u dërgua në spital me vonesë, urgjenca kishte vetëm 1 infermier

Elteva Cullhaj, 34-vjeçarja e cila humbi jetën një ditë më parë, disa orë pas kishte kryer abort ka ndërruar jetë në autoambulancë.
Mjeku Arben Parralloi ka marrë njoftimin se vajza kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe ka shkuar në banesën e saj e cila ndodhej në katin e pestë të një pallati në Elbasan.

Mësohet se për të transportuar vajzën nga banesa deri te autoambulanca janë dashur 20-25 minuta, kjo pasi pjesë e ekipit të ambulancës ka qenë vetëm një infermier.

Vetë mjeku ka asistuar në transportimin e barelës deri në katin e parë, por ka qenë e pamundur që ai të bëhej me shpejt vetëm me dy persona.

Këto rrethana kanë bërë që transportimi i vajzës drejt spitalit të bëhet me vonesë. Mësohet se e reja ka ndërruar jetë si pasojë e tromboembolisë, bazuar në rezultatet paraprake të autopsisë, e cila pritet të dalë e plotë pas disa ditësh.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *