Lajmi i ëmbël i Besit dhe Xhensilës, çifti do të bëhen prindër për herë të dytë

9 Prilli, për këngëtaren Xhensila Myrtezaj ka qenë një ditë mjaft e veçantë. Ajo festoi ditëlindjes e saj të 30-të mes njerëzve të saj më të dashur. Mirëpo, përpos suprizave që familjarët, miqtë dhe kolegët kishin rezervuar për këngëtaren, një suprizë akoma dhe më të madhe paska pasur vetë Xhensila, të cilën ndonëse po përpiqet që ta mbajë sekret, njerëzit afër saj e kanë zbuluar.

Artistja është në pritje të ëmbël, sipas Kryefjala, madje edhe nga fotot dhe videot e kapura nga festa e mbrëmshme, barku i Xhensilës dukej paksa më i rrumbullakosur se zakonisht.

Gjithashtu, gjatë festës ndryshe nga të ftuarit e tjerë, këngëtarja nuk piu pije alkoolik, epo dhe ky është një fakt i fortë i cili vërteton se, po, Xhensila është vertet shtatzënë.

Por, derisa ajo vetë apo partneri ta aprovojnë, nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim.

 

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *