“Më thith gjuhën”, videoja e turpshme e Dalai Lamës me një djalë të vogël brenda një tempulli

Një video skandaloze po qarkullon në rrjetet, ku shihet Dalai Lama brenda një tempulli në Indi duke i kërkuar një djali të vogël që t’i thithë gjuhën.

Lideri shpirtëror 87-vjeçar shihet duke e puthur në buzë djalin e më pas i thotë “më thith gjuhën”, duke e nxjerrë atë dhe duke ia afruar djalit, i cili largohet nga Dalai Lama.

Reagimet kanë qenë të shumta, teksa e quanin këtë veprim të turpshëm dhe skandaloz. Dalai Lama në një deklaratë i ka këruar falje djalit dhe familjes së tij.

“Shenjtëria e tij shpesh ngacmon njerëzit që i takon në një mënyrë të pafajshme dhe lozonjare, madje edhe në publik dhe para kamerave”, thuhet në deklaratë.

Udhëheqësi kryesor shpirtëror i shkollës “Kapelja e Verdhë” e budizmit tibetian, Dalai Lama nderohet nga miliona si rimishërimi i 13 paraardhësve të tij.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *