Visar Meshi, është 35-vjeçari i cili humbi jetën mëngjesin e kësaj të premte, pasi makina tip “BMW X5” me të cilin po udhëtonte doli nga rruga në aksin Tiranë-Durrës.
Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku Meshi po udhëtonte me dy persona të tjerë, Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj, të cilët mbetën të plagosur.
Të afërmit e Meshit në rrjetet sociale kanë reaguar të tronditur për ikejn e parakohshme të 35-vjeçarit.
“Visar, na i theve zemrat e na trishtove, te gjitha do i pranoja por jo te shkruaj mesazh lamtumire per ty”, shkruan një prej të afërmve.
“Nuk gjej dot fjalë për humbjen tënde Visar Meshi, komshi, shok dhe patriot i mirë. Tronditës ky lajm që mora sot për ty! Nuk dua ta pranoj por e vërteta e vdekjes qenka e pamëshirëshme dhe apsolute. Lamtumirë o njeri i mirë që na ike shumë shpejt”, shkruan një tjetër.
Njoftimi i plotë i Policisë:
NJOFTIMI
Më datë 16.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një automjet tip “BMË X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.