Një llogari e hapur në emër të Luizit ka tërhequr së fundmi vëmendjen e publikut, që ndjek banorin e Big Brother VIP.
I ftuar në “Shqipëria LIVE”, gazetari Andi Vrapi ka shpjeguar se kjo faqe është hapur nga familjarët e Luizit, pasi ajo nuk mund të hapet në vendin tonë. Ai shtoi se Luizi nuk ka dijeni për këtë, ndërsa theksoi se sipas tij kjo nuk është aspak një gjë e keqe dhe që është e drejta e gjithkujt për ta bërë këtë.“Në faqen e hapur nga Amerika, e cila nuk mundtë hapet nga Shqipëria, është hapur një faqe e supozuar zyrtare, ku njerëzit mund të japin para për Luizin. Kjo është konfirmuar dhe nga kunati i Luizit. “GpFundMe” nuk është e thënë të hapet për njerëz në fatkeqësi. Ka njerëz që e hapin se duan të blejnë një makinë dhe njerëzit i ndihmojnë.
Nuk besoj se Luizi ka dijeni për këtë. Është një biznes që bëhet në emër të famës dhe të emrit të Luizit, besoj është nismë e familjarëve të tij. Është e drejta e tij ta hapë. Gjykimi i publikut është gjë tjetër.”- tha gazetari.