Luizi ka ndarë me banorët një histori shumë personale. Bëhet fjalë për ndarjen nga jeta të babait të tij, dy vite më parë.
Ndonëse ai, këtë gjë e ka rrëfyer edhe më parë , por shumë shkurtimisht, sot ai foli më gjerë për vdekjen e babait të tij, i cili ishte në Amerikë.
Luizi tha se ai iku pa vuajtje, ndërsa foli gjatë për marrëdhënien e ngushtë që ai ka patur me të atin.
“Ndodhi natën e Krishtlindjeve, dy vjet me parë. Janë punët e Zotit, iku pa vuajtje. Aty e kishte të shkruar. I ka ra në tavolinë”, ka treguar ai.
“Ishim shumë të lidhun, edhe atë natë bile më mori nja katër orë para, e më tha po t’marr tani bab po të uroj Krishtlindjet se mbrapa ngaqë ka ngarkesë valësh me mesazhe dhe gjëra. Ik mo i thash se s’quhet i thashë, në 12:00. Dhe ka qenë ora 11 e 10 ose 11 e 20 e darkës, këtu tek ne, ndërsa atje i binte 6 e 20 pasdite. Kishte dalë për kafe me tre kushërinj që rrinin tek një kafe aty. Siç ka qenë duke ndenjur i ka thënë, se ç’kam këtu në gjoks një shtrëngim dhe siç ka qenë ulur ka mbyllur sytë dhe është mbështetur në shpatull, e ke parasysh, si në gjumë. Ata që e shoqëronin thanë ça pat, ia kanë bërë të gjitha, sepse një kushëriri i nënës ka qenë në Forcat Speciale. E ka shtri në tokë, i ka bërë frymëmarrje e të gjitha deri sa ka ardhur ambulanca por aty e ka pas të shkruar. Dhe kur e mendon me gjakftohtësi mund të kishte qenë më e rëndë, se mund të kishte qenë vetëm. E vetmja gjë që më ngelet merak, është që s’isha aty minutat e fundit, jo se e kisha shpëtuar se s’ishte në dorën time ajo. E kanë mbajtur deri në orën 04:00 ne spital. Merrja nanën në telefon më thoshte është brenda, merrja motrën edhe ajo ashtu. Ka qenë periudha e pandemisë. S’kishte aviona, s’kishte fluturime me pru trupin këtej. Dmth ka vdek më 24 dhjetor dhe varrimi është bërë më 5 janar. Më dhimbsej se ai sa u rregullua dhe babai e kishte lënë jetim 12 vjeç. Bënim shumë shaka bashkë. Madje shpesh i thoja bab bën mirë me e lan nanën me gjet ndonjë amerikan”, ka treguar Luizi.