Makina “fluturon” këmbësorin në rrugën Korçë-Pogradec, e lë në vend dhe largohet

Një tjetër aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e sotme në vend. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:58 në aksin rrugor ‘Korçë-Pogradec” në afërsi të fshatit Lumalas. Një këmbësor i moshës 50 vjeç është përplasur teksa kalonte rrugënm nga një automjet. Ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin rajonal të Korçës. Ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Më datë 10.03.2023, rreth orës 18:58, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, një automjet ka aksidentuar, një këmbësor rreth moshës 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Korçës. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga ana e Policisë po kryen veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit, si edhe identifikimin e viktimës”, njofton policia.

Ky është aksidenti i tretë i shënuar ditën e sotme. Ngjarja e rëndë raportohet vetëm një ditë pas aksidentit tragjik me tre viktima në Tiranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimim e shkaqeve të aksidentit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *