Makina përplas për vdekje 6 vjeçarin, arrestohet shoferi 25 vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.1 të qytetit të Kavajës. Një fëmijë 6 vjeç, këmbësor, është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një i ri dhe për pasojë ka marrë dëmtime të rënda.

I mituri u dërgua në spital, por fatkeqësisht Policia njofton se ai ka ndërruar jetë.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë për këtë ngjarje shtetasin K. S., 25 vjeç, i cili ka qenë dhe shofer i mjetit. I riu akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 25 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Kavajë, automjeti tip “Volksëagen” që drejtohej nga 25-vjeçari, ka përplasur një shtetas 6 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital”, njofton Policia.


Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Kavajë, automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga 25-vjeçari, ka përplasur një shtetas 6 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *