Vrasja e Klajdi Bitrit, Balla u shkon për vizitë në shtëpi: Do ta ndjekim gjyqin në Itali që drejtësia të vihet në vend

Mes dhimbjes dhe lotësh është kryer ceremonia mortore e të riut Klajdi Bitri  në qytetin e tij të lindjes. Familjarë, miq e shok i dhanë lamtumiren e fundit, 23-vjeçari që u vra në Itali.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka qenë për vizitë në familjen Bitri, ku i ka siguruar se Shqipëria do ta ndjekë procesin gjyqësor ndaj autorëve që iu morën jetën 23-vjeçarit, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend.

“Do ta ndjekim procesin gjyqësor në Itali që  drejtësia të shkojë në vend”, tha ministri, e ndërsa gatishmërinë e  shtetit për të qenë pranë dhimbjes së tyre për çdo nevojë që do të kenë.

Nga ana tjetër, Bashkia e Lushnjes miratoi 500 mijë lekë për shpenzimet e varrimit të 23-vjeçarit.

I riu u vra disa ditë më parë nga një algjerian me shtizën e peshkimit në përpjekje  për të shuar një sherr me mikun e tij italian.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *