Lajmi se Mariza Ikonomi është bërë nënë për herë të parë ka surprizuar të gjithë ndjekësit, ndërsa vetë këngëtarja ka zgjedhur të na shuajë kuriozitetin duke na dhuruar edhe fotot e para si mama.
Artistja shqiptare ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram” foton e para me të bijën, e cila siç ajo e tregon vetë, do të mbaj emrin ‘Melody’.
Krah fotove me vogëlushen, Melodinë e saj më të bukur të jetës, Mariza ka zbuluar edhe identitetin e njeriut që i ka “vjedhur” zemrën.
Mami Mariza dhe babi Blendi janë duke shijuar ditët pranë të voglës së tyre dhe ashtu si dhe vetë këngëtarja e thotë, Zoti i ka dhënë botën në duart e tyre.
“Dhe vjen nje dite qe Zoti te dhuron gjithe Boten dhe e vendos ate ne duart e tua. Melodia e jetes e sime! MELODY IKONOMI GREÇO!
@blendigreco me dhe gjithe forcen dhe gezimin e kesaj Bote! Te dua”, shkruan Mariza krah fotove me vogëlushen.