Tronditëse në Tiranë, policia e raporton si aksidentale, mediat nxjerrin fotot e 2 vjeçares me djegie kudo në trup

Një ngjarje e rëndë u raportua mbrëmjen e së enjtes, ku fillimisht mediat bënë me dije se një 2-vjeçare kishte përfunduar në QSUT në gjendje kritike, pasi ishte djegur me cigare nga familjarët e saj.

Menjëherë pas qarkullimit të këtij lajmi erdhi dhe reagimi i Policisë së Tiranës të cilët raportuan se e vogla është djegur aksidentalisht, duke luajtur me bishtin e cigares, nga vëllai i saj i mitur, 9 vjeç.

“Ditën e djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, e shoqëruar nga nëna e saj, një e mitur 2 vjeçe, të cilën e ka djegur aksidentalisht (duke luajtur me një bisht cigare) vëllai i saj i mitur 9 vjeç”, njoftoi Policia.

Mirëpo, nga fotot e publikuara së fundmi nga JOQ duket se diegiet nuk janë të shkaktuara aksidentalisht. 2-vjeçarja ka diegie me cigare kudo nëpër trup, madje edhe pranë organeve gjenitale. Sakaq, mësohet se e vogla ndodhet në reaminacion në gjendje të rëndë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *