Marrin kthesë hetimet, tek arma gjenden gjurmët e djalit të vogël të Pëllumb Metës

Merr tjetër kthesë hetimi në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta.
Bëhet me dije nga burimet për media se këtë të hënë kanë ardhur rezultatet e analizave nga laboratori i kriminalistikës, në lidhje me gjurmët e gjetura në armën e zjarrit me të cilën u qëllua 50-vjeçari.

Policia është befasuar nga rezultatet, pasi në pistoletë janë gjetur gjurmë të vëllait të vogël, Amarildo Meta.

Nisur nga kjo ekspertët kanë rikthyer në vendin e ngjarjes Hygerta Metën, vajza e cila mori përsipër krimin e rëndë për të treguar dhe njëherë se si e kishte kryer guajtjen.

Ndërsa policia ka bërë një eksperiment në poligon ku është vërtetuar se tre fëmijët dhe gruaja e viktimës dinë të përdorin armë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *