Sherr mes të rinjve në Fier, vritet një 19 vjeçar me thikë në mes të qytetit

Ajo që nisi si plagosje, përfundoi me një viktimë. Katër të rinj u përfshinë në një konflikt të çastit në një lokal në qendër të Fierit, ku një 19-vjeçar është goditur me thikë dhe më pas ka humbur  jetën më pas në spital nga plagët e marra.

Florjan Muka, është 18-vjeçari i cili është autori i kësaj vrasjeje, duke plagosur edhe një tjetër të ri që është jashtë rrezikut për jetën.

Policia në një njoftim zyrtar pas ngjarjes së rëndë, bën me dije se Florjan Muka plagosi me mjet prerës (thikë), shtetasin me iniciale G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Po ashtu, në spital për ndihmë mjekësore është paraqitur edhe 20-vjeçari me iniciale O. S., i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar sherrin me të rinjve është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Muka ndërkohë është vënë në pranga dhe është shoqëruar në Polici, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F. M., 18 vjeç,  gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç,  i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe  po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *