Mbiemri i tij nuk paska qenë “Berisha”, ish kryeministri rrëfen fëmijërinë në Tropojë: “E adhuroja xhaxhain tim”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi dje hapjen e “Podcast”-it të tij “Përtej Politikës”, ku do të zhvillojë biseda me personazhe të njohur nga fusha të ndryshme. Iniciativën e tij të re e ka nisur me një rrëfim për fëmijërinë; nga lindja në fshatin Viçidol në Tropojë. Ai ka përshkruar fshatin, kullën në të cilën është lindur e rritur, si dhe episode nga fëmijëria, ku ka rrëfyer se për të personi që adhuronte më së shumti ishte xhaxhai i tij, të cilin e përshkruan si një ‘shenjtar’ të zotin, me të cilin ka qëlluar për herë të parë me armë zjarri. Berisha kujton që fishekun e parë ia kanë dhënë në moshën 9-vjeçare teksa stërvitej bashkë me familjen e tij.

Nga pamjet e publikuara në Youtube-in e tij, duket se është xhiruar në muajin dhjetor, pasi bie në sy pema e Krishtlindjeve dhe syzet, të cilat i mbante në muajin dhjetor kur edhe u qëllua me grusht gjatë një proteste.

RRËFIMI I PLOTË I SALI BERISHËS:

Këtë formë komunikimi kam menduar që ta filloj me aspekte për të cilat nuk kam folur ndonjëherë konkretisht me fëmijërinë time më të hershme. Pra të kthehem tek ABC-ja ime. Mbresa ë viteve më të para të jetës, parashkollorit, unë kam lindur në fshatin Viçidol. Në Kodrën e Prifçit, fshati është një luginë e bukur dhe dominohet nga kjo kodër mbi të cilën nuk ka shtëpi të tjera, por ka një horizont të gjerë, hapet një pamje madhështore e luginës së Tropojës nga të gjitha anët e saj. Kam lindur më 15 tetor të vitit 1944. Memoria ime fillon rreth moshës 3-vjeçare ose të themi është e konsoliduar që atëherë. Hapat e para, fjalët e para i kam shqiptuar në një “kullë”. Kulla është një ndërtesë 150-vjeçare e djegur dhe e rindërtuar disa herë. Natyrisht ka pësuar ndryshimet e veta.

Mbresat ishin 2; muret e saj të trasha, në fëmijëri ato duken shumë të trasha. Në katin e parë ishin rreth 1 metër; fugat rreth gurëve që murin e jashtëm e shndërronin në një mozaik. Kjo kullë pas djegies së fundit kishte zbadhuar dhe dritaret. Fëmijëria, vitet e para janë në një familje strikt patriarkale. Përveç babës, Ramë Halili dhe nënës Sheqere Shpendi kishte motrën dhe një vëlla tjetër më të madh se veten. Jetonim së bashku me xhaxhanë, axhën tim Zeqir Halilin, i cili ishte dhe i zoti i shtëpisë. Fëmijët e axhës ishin njësoj si vëllezër dhe motra. Ishin të mrekullueshëm. Shtëpitë në një kullë i kishim dhe me familjarët e kushërinjtë e parë, të cilët kur linda unë ishin ndarë. Por ishte një ndarje formale. Në këtë kontekst një familje e tillë sado sot të duket arkaike, ka shumë dashuri, gjallëri.

Askënd nuk kisha më të adhuruar se xhaxhain tim, i cili menaxhonte familjen, pronat, aktivitetet me një aftësi të admirueshme dhe ishte padiskutim për të gjithë familjen, njeriu më i dashur dhe i respektuar. Zeqir Halili. Ai ishte një shenjtar që këpuste cigaren në dysh. Ishte një kalorës shumë i veçantë, kali i tij kushtonte me një diferencë që ka Lamborgini dhe me një makinë të zakonshme. Ai vishej bukur me kostume malësori dhe në çdo 5 javë ata bënin qitje. Në qitje mendoj se nga mosha 5-vjeçare na kanë marrë dhe ne fëmijëve, kryesisht djemve, por dhe vajzat që donin.

Për djemtë ishte e detyruar, do shkojnë të provojnë qitje. Qitja, të jepej një fishek për fëmijët dhe në rast se afrohej, i afroheshe shenjës pra; kishe të drejtë ose përfitoje dhe nje fishek të dytë, më shumë se kaq jo. Pra kulla, qitja, i jepnin një lloj karakteri të veçantë, një lloj dimensioni, si të themi lehtësisht luftarak apo ushtarak fëmijës që në fillim.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *