Me 4 gra, mjeku kirurg i Sanatoriumit në Tiranë shfrytëzonte 16 vjeçaren për prostitucion

Personi në foto,  është mjeku kirurg Dervish Hasi, i cili u arrestua sot pasi shfrytëzonte për prostitucion një 16-vjeçare, për një periudhë kohe 2-vjeçare.

Mësohet se Hasi, e ka përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare. E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.

Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi, ndërsa të miturën e kishte njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.

Sakaq, Dervish Hasi është një person i njohur për policinë.

Me profesion mjek, ai ka qenë edhe i hetuar nga SPAK, pasi prokuroria kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

Njoftimi i policisë

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *