Vitin e kaluar, Klodiana Shala, një ndër atletet më të njohura në vend, bëri një deklaratë, në të cilën u shpreh se ish-partneri i saj, me të cilin ishte njohur që prej moshës 18-vjeçe, tashmë ishte i dashuri i Luiza Gegës, duke lënë të nënkuptohej se kjo e fundit kishte hyrë mes tyre.
“Jemi njohur kur isha 18 vjeç e gjysmë dhe jam ndarë kur u bëra 33 vjeç. Erdhi një pikë që nuk kishim më respekt për njëri-tjetrin. Por jeta vazhdon, ai vazhdon karrierën pas medaljeve të mia. Ai sot është në krah të Luizës. I uroj të dy kur marrin medalje. Edhe Luizën, sepse atë pothuajse e kam rritur vetë. Si Luiza edhe shumë sportistë të tjerë, vinin në shtëpinë tonë. Sepse thoja gjithmonë mua sikur Zoti m’i sjell njerëzit që kanë shumë probleme, s’kanë mundësi ekonomike. Dhe kam dashur që të shkojnë të gjithë shumë larg kur kanë talent. Ky ka qenë parimi im, pavarësisht e dinë apo s’e dinë, unë e bëj me dëshirë”,– tregoi Klodiana Shala në atë kohë.
Lidhur më këtë deklaratë, në një intervistë të dhënë së fundmi, Luiza Gega ka treguar se është akuzuar padrejtësisht nga Klodiana si arsyeja që ajo dhe ish-partneri i saj janë ndarë.
“Eshtë e çuditshme për të të shpjeguar marrëdhënien që unë kam me trajnerin tim që sot është partneri im. Për fat të keq, vitet e fundit ngela vetëm unë në ekip, dmth si sportiste e mirë. Në vitin 2012 Klodiana dhe dhe Taulanti i dhanë fund lidhjes së tyre dhe mbas atij viti nuk pati më kontakte. Marrëdhënies së tyre thjesht i erdhi fundi. Më vonë, mbas 2-3 vitesh, kur ti ke një njëri, në shok dhe shikon ta kesh si familje. Ai ka qenë beqar. U përfol se jam futur në mes të një çifti por nuk do ta bëja kurrë në jetën time. Nuk ma lejon karakteri im. Ka qenë një marrëdhënie që kishte marrë fund prej shumë vitesh dhe nuk është që unë kërkoja një marrëdhënie me të por gjërat erdhën shumë natyrshëm”, shprehet Luiza.