Të jetosh me vjehrrën dhe mamin, mision i pamundur? Jo për Blerina Bombajn

Të jetosh me vjehrrën konsiderohet e vështirë në ditët e sotme. Të jetosh me vjehrrën dhe nënën tënde, do të ishte mision i pamundur. Por jo për dietologen Blerina Bombaj, e cila ka treguar së fundmi se ky “mit” mund të thyhet.
Ajo ka publikuar një foto me tē ëmën dhe me nënën e bashkëshortit dhe ka shkruar se ju është mirënjohëse dhe ju detyrohet shumë tē dyjave.

Postimi i saj ka marrë shumë komente pozitive, ndërsa të shumta kanë qenë edhe ato që kanë thënē se sdo e bënin dot.
Ja çfarë shkruan dietologia:

Te jetosh me mamin dhe vjerren ne nje shtepi eshte fat i madh per mua, e para se nuk jam ndare nga mamaje ime asnje sekonde, dhe e dyta se femijet e mi jane te bekuar me dashurine e dy nenave.

I detyrohem gjithcka mamase time qe me ka bere nje njeri te orientuar drejt vlerave, por i detyrohem shume edhe nena Lules qe me ka ndihmuar pa kushte dhe pa e prishur kurre zemren”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *