“Më ke premtuar se 1 vit do ta bëje, si nuk e takove nënën dy minuta”, zbardhen përgjimet e tjera mes Erzen Breçanit dhe të birit

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK e cila çoj pas hekurave Erzen Breçanin, ndërkohë që djali i tij është ende në kërkim.

Sipas mesazheve të dërguara në aplikacionin SKY ECC, Erzeni i përmend djalit të tij nënë e cila ishte e sëmurë.

“…Po ju a e gjet perzirsin…Se këta që pyta unë te Petriti thonë nuk kemi gjet, nuk dimë kush e fut… Ani mir boll…Se këtu mos me u marr me shit hiç, sidomos të përziem se për mall të keq e shesin tjetrin për dy parë…. Sa keni shit…Ku e keni shit… Ku je…Se jam ka due me dal…Po a nuk e takove Ujezën hic sot a…? Po e kie nanë, a kan s’mut e nuk e takove as dy minunta? A marre more… He i raft pika punve e drogave e tanave, se nuk di ç’ka u duhen kur t’shkojn nana e sëmut e mos me pa pesë minuta…”.- thuhet në dosje.

Në disa përgjime ai interesohet disa herë, ndërsa në një bisedë të datës 28 shtator 2020 i kërkon djalit të heqë dorë pasi e gjithë Shqipëria e kishte marrë vesh që ai kryente atë aktivitet të paligjshëm

Në një bisedë me SkyEcc Erzen Breçani i kujton djalit se kishte tre vjet që merrej me trafikun e drogës dhe i kërkon të heqë dorë pasi në Shqipëri kishte dalë zëri që djali i Erzenit merrej me mall.

 Me datë 28.09.2020 në orën 20:23:28,  Erzen Breçani (në sky I identifikuar me kodin K9B9EP) i dërgon këtë mesazh Eralbin (në sky I identifikuar me kodin S7DEGI)

“….kontrollova kutin se mos kan fut noj cipe kur ta marrresh ti te kspin me te…Nuk duhet me pas bes kuj ne shaipni…Mos ki bes kuj…Mos u shqiptar… Ghuj atij dhokut tan… Thuj… Po du me te than se tan kta ne shqiperi folin e thon djali erzenit ka bjen mall ka punon me drog se e njof mir bashkimin e shqiptart… Po du me than qe mos u merr me ta ma… Shqiperin mos e flliq mos e orish a si me te than asht ndryshe me ounie jash e ndryshe ktu…Bush nga meraku e kam…E duhet me te tregu kto gjana…Ke ba i premtim se nje vit do e provoj u bsn tre bush…”- thuhet në dosje.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *